Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shpirti Njeh Vetėm Tė Tashmen...!!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
KraLi
Antar Aktiv
Antar Aktiv
KraLi


Male Numri i postimeve : 182
Age : 35
Location : Zvicer
Job/Hobbies : Hacker
Registration date : 21/05/2007

Shpirti Njeh Vetėm Tė Tashmen...!! Empty
MesazhTitulli: Shpirti Njeh Vetėm Tė Tashmen...!!   Shpirti Njeh Vetėm Tė Tashmen...!! Icon_minitimeMon May 28, 2007 9:55 am

SHPIRTI NJEH VETĖM TĖ TASHMEN




E kaluara ėshtė histori, e ardhmja ėshtė
fshehtėsi, e tanishmja ėshtė dhuratė qė na prezantohet. Ose, tė jetosh
nė tė kaluarėn, ėshtė kotėsi, tė jetosh nė tė ardhmen ėshtė paqartėsi,
ndėrsa tė jesh nė tashmen ėshtė vetė Zoti dhe realiteti absolut tė
cilės i pėrkasim si qenie mė e pėrsosur nė natyrė.




Ndėrtimi i qenėsisė sonė si triadė: trup, mendje shpirt, tanimė as kė
nuk e venė nė dyshim. Jemi trup, sepse eksitojmė si materie nė
realitetin objektiv, jemi mendje sepse mendojmė dhe kjo na formon si
qenie racionale, por, jemi edhe shpirt, sepse ndėrrohemi nga substanca
hyjnore. Strukturėn materiale tė ndėrtimin tonė si trup, as qė do ta
shtjellojmė nė kėtė rast, sepse, shumė njohuritė tona ekzakte, atė e
kanė studiuar dhe sqaruar nė pėrpikėri. Krahasuar me trupin, mendja, si
strukturė e dytė e ndėrtimit tonė si qenie, nga shkenca bashkėkohore,
ende nuk ėshtė trajtuar aq sa duhet. Sepse, bazuar nė pėrbėrjen dhe
funksionalitetin e saj tejet tė pėrsosur, shumė procese tė mendjes dhe
tė tė menduarit, pėr ne, sot e kėsaj dite, mbeten si tė pakapshme dhe
tė pa definuar sa duhet.

Dhe si strukturė e fundit e triadės tonė qenėsorė ėshtė shpirti. Nėse
pėr mendjen konstatuam se, pėrpos disa rezultateve tė lakmueshme nė
kėtė drejtim, nga shkenca e jonė bashkėkohore ajo ende nuk ėshtė
trajtuar sa duhet, pėr shpitin, mund tė themi se, pėrpos qė mund tė
haset nė literaturat dhe predikimet teologjike, teozofike dhe atyre tė
fshehta tė mėsimeve mistike, edhe mė tej mbetet si njė hapėsirė e
errėt, dhe racionalist e pakapshme pėr nivelin e tanishėm tė arsyes
njerėzore. Sido qoftė, SHPIRTI ėshtė prezent nė ne dhe ai na bėn
jetėsor. Prandaj, s’ka dyshim pėr kėtė! Ne jemi qenie shpirtėrore dhe
krijesa mė e pėrsosur e Zotit



Struktura e nivelit tonė mental.



Nė mes tė qenėsisė tonė fizike dhe asaj hyjnore, pėrmendėm mendjen, ose
ndryshe, procesin e ndėrlikuar tė tė menduarit. Kėtu kemi tė bėjmė me
njė veprimtari tė arsyes dhe vetėdijesimit ekzistencial, si dhe, me njė
aftėsi tė tė kuptuarit tė kapshėm tė raporteve tė ndryshme qė kryhen nė
realitetin e jashtėm objektiv. Qendra e saj nė qenėsinė tonė materiale
ėshtė truri dhe sistemi nervor.

Mendja, si njė aktivitet kreativ dhe racional, nė strukturėn e vetė
funksionale, ka tė instaluara dy pjesė themelore tė ndėrtimit
pėrmbajtjesor: mendjen racionale, apo tė vetėdijshme objektive, dhe
mendjen irracionale, apo tė pavetėdijshme subjektive. E para, ėshtė
koordinatore e veprimeve dhe pėrpunimit tė arsyeshėm tė njohurive qė
arrijnė nga realiteti objektiv fizik, kurse e dyte, ėshtė pėrkatėse
burimore e niveleve mė tė larta hyjnore. Mendja objektive ndikon si
cytėse kah veprimet konkrete aktive tė trupit dhe pjesėve tė saj si
organizėm nė tėrėsi, ndėrsa, ajo subjektive, reagon pėrmes mekanizmit
tė intuitės, apo ndryshe parandjenjės si njė sinjal qė buron nga
thellėsia e brendisė sonė.

Patjetėr duhet ditur se, mendja si proces aktiv i veprimit, nuk ėshtė
njė ndėrmarrje e thjeshtė, por, ajo ndėrtohet nga njė sėrė funksionesh
tejet tė ndėrlikuara, qė nė vete ngėrthejnė shumė procese dhe
aktivitete tė ndryshme operative vepruese. E tėrė rrjedhoja e kėtij
veprimi tė ndėrlikuar, pėr ne na ėshtė i njohur si proces i tė
menduarit.



Shpirti njeh vetėm tė tashmen.

.

Thamė,se jemi tė arsyeshėm dhe mendojmė? Po!! Dhe s’ka dyshim!

Por nėse thjesht pėrqendrohemi nė mendimet tona dhe i bėjmė njė
vėshtrim pėrmbajtjes sė tyre, ēfarė do tė vėrejmė? Si e shfrytėzojmė ne
kėtė proces? Ta zėmė, tė merremi pak me njė analizė tė thjeshtė: ēka
mendojmė tani dhe aty pėr aty?

Patjetėr se mendojmė pėr diēka qė ka ndodhur, ose, pėr diēka qė presim
tė na vije. Pra, mendojmė pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen. Por, e kemi
pyetur veten ndonjėherė: ku ėshtė e tashmja? Jo, jo, sigurisht se jo!.
Ajo, gati fare nuk ėshtė prezentė nė ne!

Duke u marrė nė mendimet me tė kaluarėn dhe tė ardhmen, ne krijojmė nė
vete njė sėrė synime dhe dėshira, qė, ndoshta pėr nga pėrmbajtja janė
tė natyrės sė kapshme, por, njė pjesė e madhe e tyre, edhe tė pakapshme
pėr realitetin tonė nė tė cilėn gjendemi. Duke i imponuar vetes nė
mendime pritjen dhe kohėn, ky proces, pėrherė pėrcillet me: ndjenjėn e
frikė, dyshimeve, brengave nga mė tė ndryshme, hamendjes,
konfuzioneve...

E shihni? Ne lodhim mendjen tonė tė shėndosh me diēka tė panevojshme
dhe tė kotė, sepse, e kaluara kaherė ka pėrendur dhe nuk mundet tė na
kthehet mė si realitet, dhe e ardhmja ėshtė diēka e panjohur e cila
krijohet si trysni e formave tė akumuluara tė kreacionit tė mendjes
sonė, tė cilat, nė momentin e sendėrtimit tė tyre, pėrqendrimi i
aktivitetit mental ka qenė nė tė tashmen. Dhe, varėsisht nga niveli i
fuqisė dhe nuancės sė emocioneve gjatė sajimit tė tyre, ato nė tė
ardhmen, do tė na shpalosen si sjellje tė pa vetishme tė veprimit ton.



Kur, nėse jo tani?



Mrekullia ėshtė qė tė jemi pėrherė nė tė tashmen, nė gjendjen e
qenėsisė tonė tė vėrtetė dhe absolute. Nė kontaktin me hyjnoren dhe
inteligjencėn e paskajshme nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė e mundshme.

Pse ėshtė kėshtu?

Hyjnorja nė ne ėshtė absolutja: ndjesi e pėrhershmes dhe tė pa
skajshmes, e gjveshur tėrėsisht nga hapėsira dhe koha. Aty ēdo gjė
ėshtė tani dhe vetėm tani. Thėnė nė metaforė: ėshtė ėmbėlsirė, dhe
vetėm e ėmbla mund tė tretet tėrėsisht nė tė ėmblėn. Pra, e thjesht! Qė
tė kemi qasje nė kėtė hapėsirė duhet tė jemi pjesė e saj. Duhet
tė”ėmbėlsohemi” duke menduar pėrherė tani dhe vetėm tani. Kėshtu, ne
vetvetiu dhe nė mėnyrė automatike tretemi nė “tė ėmblėn hyjnore”
gjithėpėrfshirėse. Thamė edhe mė parė: si triadė konstruktive, ne edhe
jemi hyjnor, por, problemi i ērregullimit qėndron nė shkėputjen e
qėllimshme (me dashje) tė kėtij kontakti.



Ēka duhet bėrė?



Tė jemi pak sa mė praktik! Si shembull do t’ia filloja me njė tregim nga njė urtėsi e lashtė indiane:

Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohė vėrejti se krijesa e tij gjithnjė,
lypte diēka, ankohej pa ndėrpre, nuk ėshtė i kėnaqur me shumėēka.... I
mėrzitur seriozisht nga kėto veprime tė njeriut, duke u fshehur diku,
vendos ta braktis atė. Po, ku se? E dinte Zoti, qė kudo tė tė fshihej,
njeriu do ta gjente. Njė ditė, duke shėtitur i zhytur nė mendime,
rrugės takohet me njė tė urtė, i cili e pyet:

- “Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa tė brengosur dhe nė mendime?

- Po- i pėrgjigjet Zoti tė urtit, dhe ia shpalosur problemin qė kishte nė vete.

- Mos u brengos Perėndi i madhėruar - ja kthen i urti - unė tė tregoj
njė vend tė sigurt se ku tė fshihesh. Hynė nė brendinė e zemrės sė
njeriut dhe ai kurrė nuk do tė kėrkoj aty.

Sado metaforik ky tregim, nė vete na shpalos njė porosi tejet
domethėnėse. Ne, gjithmonė, Zotin dhe hyjnoren, jemi mėsuar qė ta
kėrkojmė jashtė nesh, diku larg nė qiell, e ku ta di se ku tjetėr, e
realisht, ai ėshtė nė ne dhe i fshehur nė zemrėn tonė. Nėse e
dėshirojmė sinqerisht, atė, assesi, nuk mund ta gjejmė duke menduar me
mendjen tonė pėr tė kaluarėn dhe pėr tė ardhmen. Por, duke qenė me
mendje pėrherė nė tė tashmen. Sepse, Zoti ėshtė tani dhe gjithmonė
tani. E kaluara dhe e ardhmja janė ēelėsi i gabuar pėr tė hap kėtė
derė. Duke qenė tė koncentruar nė tė tashmen dhe pėrmes lutjes sė
sinqertė, ne komunikojmė me Zotin, ndėrsa, nė anėn tjetėr, Zoti
komunikon me ne pėrmes sinjaleve tė brendshme qė na vijnė nga intuita e
jonė ( parandjenjės).

Edhe kėtė konstatim nė vazhdim ta sqarojmė me njė metaforė tė thjesht:
t’i dėrgosh Zotit lutje, me mendje nė tė tashmen, ėshtė njėjtė sikur
t’i telefonosh ati, ndėrsa sinjalet qė na arrijnė nė vetėdijen tonė si
pėrgjigje intuitive, janė sikur Zoti t’na telefonoj neve.

Nuk dyshoj se, nga ēdo lexues i kėtij artikulli, do tė na parashtrohen
mjaft pyetje tė natyrave tė ndryshme, por, unė, pėr fund, isha ndalur
nė atė qė mendoj se ndoshta do tė jen mė konkrete:

Si tė jemi mė pragmatik?

Nga aktivitetet tona tejet tė ngarkuara ditore, si mund tė jemi tė papenguar ta vėmė kėtė kontakt?...etj,.

Unė, nė kėtė rast, assesi nuk do t’ju sugjeroja qė tė jeni hulumtues tė
devotshėm tė fshehtėsive tė shpirtit dhe tė ligjshmėrive tė tij. Dhe,
as qė, do tė kėrkoj nga ju, qė ta ndryshoni skepticizmin tuaj pėr kėto
ēėshtje, por, do tė apeloja qė, ēdo ditė, vetėm njė minutė, t’i ndalni
mendimet e juaja dhe tė pėrqendroheni nė tė tashmen. E kuptuat? Asgjė
mė tepėr! Vetėm njė minutė nė ditė, dhe ju, me kėtė, sėrish do ta
rivendosni kanalin ndėr hyjnor tė marrje-dhėnies reciproke, i cili
ėshtė mbudhur me kohė, nga shprehitė tona tė gabueshme tė mėnyrės sė tė
menduarit.



Me respekt nga KraLi Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://lezet.high-forums.com
 
Shpirti Njeh Vetėm Tė Tashmen...!!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta dhe vdekja :: Filozofia-
Kėrce tek: