Nė Tetovė pritet me
padurim derbi me Pobedėn
Shkėndija do tė luftojė pėr fitore
Vullnet DAUTI
Tetovė, 22 maj - Ndeshja e ditės sė diel midis Shkėndijės dhe Pobedės ka zgjuar kėrshėrinė e tifozėve tetovarė, tė cilėt me padurim e presin kėtė takim, pasi qė titulli kampion do tė vendoset nė Tetovė. Kapiteni dhe portieri Armend Elezi deklaroi se ata do tė shikojnė vetėm punėn e tyre dhe nuk iu interesojnė skuadrat tjera. "Do tė angazhomi me tė gjitha forcat qė tė arrijmė fitore. Ne kemi punėn tonė dhe nuk na interesojnė skuadrat tjera. Dihet se titulli kampion vendoset nė Tetovė, pasi qė nė garė janė Rabotniēki dhe Pobeda. Ne kemi vetėm njė opsion e ajo ėshtė fitorja, pėr shkak se gjasat pėr t'i ikur barazhit ende janė nė lojė", tha Elezi. Skuadra e Bashkimit dhe Sileksit do tė kenė kundėrshtar tė papėrshtatshėm nė fushat e tyre. Nė Kumanovė do tė udhėtojė skuadra e Vardarit, ndėrsa nė Kratovė Sileksi e pret Pelisterin. "Konkurrentėt tanė kanė punė me kundėrshtar tė fortė. Kemi shpresė se do tė mund tė rrėshqasin, por kėtė do ta shohim nė ndeshjet e ardhshme", u shpreh Elezi. Nė rast se skuadra e Shkėndija'79 do tė pėsojė humbje, atėherė do tė luaj nė ndeshjen e barazhit, ndėrsa kandidat i mundshėm ėshtė Teteksi.